Si do të vijojë moti këtë javë? Meterologia: Ja kur do të ndërpriten reshjet e shiut

schedule09:33 - 10 Shtator, 2024

schedule 09:33 - 10 Shtator, 2024

Meterologia e Institutit të Gjeoshkencave, Energjisë, Ujit dhe Mjedisit, Anira Gjoni ka treguar se si do të vijojë moti gjatë kësaj jave.

Në një lidhje me Skype për “ABC e Mëngjesit”, ajo tha se do të vijojnë reshjet e shiut, të cilat do të ndërpriten ditën e mërkurë dhe do të fillojnë sërish në vazhdim.

Sipas meterologes, reshjet e kësaj jave janë tipike për stinën e vjeshtës. Ajo ka theksuar se shtatori do të shoqërohet nga mot i paqendrueshëm dhe reshjet janë karakteristikë e tij.

“Kjo javë do të vazhdojë me reshje shiu. Ato do të ndërpriten të mërkurën dhe do të nisin sërish ditën e premte, të shtunë dhe të diel.

Temperatura nuk do të kenë rënie drastike, por do të jenë më të freskëta. Ashtu si gjatë natës që moti u shoqërua me reshje, ashtu do të vazhdojë intensiteti dhe të premten. Ndërsa, të enjten reshjen do të jenë më pak të dobëta.

Reshjet e kësaj jave janë tipike për stinën e vjeshtës. Shtatori njihet për reshjet dhe kjo është karakteristikë e tij. Ndërsa, sa i përket temperaturave të ajrit jemi në vlerat mesatare”, tha ndër të tjera Gjoni./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!