Si do të ndikojë pushtimi i Ukrainës, në Europë?

schedule10:28 - 10 Dhjetor, 2021

schedule 10:28 - 10 Dhjetor, 2021

Nga Jonathan Beale, BBC

Sipas një zyrtari të lartë të inteligjencës perëndimore,  nëse Rusia vendos të pushtojë Ukrainën, konflikti mund të përhapet më tej në Europë. Duke folur me gazetarët, përfshirë BBC-në, zyrtari i lartë i inteligjencës, i cili foli në kushtw anonimiteti tha: “Le të mos jemi të verbër. Nëse Rusia nis një skenar të çdo lloji, ajo do të fillojë gjithashtu veprime kundër anëtarëve të NATO-s”.

“Të mendosh se lufta mund të zhvillohet vetëm brenda një kombi do të ishte marrëzi,” shtuan ata.

Këto shqetësime u mbështetën edhe nga oficeri më i lartë ushtarak i Britanisë. Të martën, shefi i shtabit të mbrojtjes, admirali Sir Tony Radakin, u tha gazetarëve: “Rëndësia e skenarëve më të këqij për sa i përket një pushtimi në shkallë të plotë do të ishte në një shkallë që nuk është parë në Europë që nga Lufta e Dytë Botërore”.

Admirali e përshkroi vendosjen e trupave ushtarake të Rusisë në kufirin e saj me Ukrainën si “thellësisht shqetësuese”. Pavarësisht paralajmërimeve nga SHBA dhe aleatët e saj të NATO-s se çdo pushtim i Ukrainës nga Rusia do të kishte “pasoja të rënda ekonomike”, trupat ushtarakë të Moskës vazhdojnë të qëndrojnë në fuqi, raporton abcnews.al

Zyrtari i lartë i inteligjencës perëndimore e përshkroi atë si një “të qëndrueshme” dhe jo dramatike. Inteligjenca perëndimore vlerëson se Rusia tashmë ka vendosur  100,000 trupa pranë kufirit me Ukrainën, së bashku me tanke dhe artileri. Uashingtoni ka sugjeruar që numri i trupave mund të rritet në 175,000 deri në fund të janarit.

Zyrtari perëndimor i mbrojtjes tha se nëse Rusia vendos të kryejë një sulm  mund ta bëjë tani. Por ai tha se forcave ruse të grumbulluara në kufi u mungojnë ende disa elementë thelbësorë – si mbështetja e plotë logjistike, rezervat e municioneve, spitalet në terren dhe bankat e gjakut.

Zyrtarët amerikanë kanë theksuar gjithashtu një rritje të “dezinformatave” të mediave sociale të Rusisë. Ndërkohë, burime të tjera perëndimore të mbrojtjes kanë shprehur shqetësimin për një rritje të sinjaleve të inteligjencës dhe “bisedimeve” që po monitorohen, të cilat mund të sinjalizojnë gatishmërinë e Rusisë për të pushtuar.

Cilat do të jenë pasojat e luftës?

Nëse Rusia vendos të pushtojë Ukrainën, zyrtari i lartë i inteligjencës perëndimore tha se një numër i madh njerëzish do të zhvendoseshin. Lufta që shpërtheu në Ukrainën lindore në vitin 2014 ka shkaktuar më shumë se 14,000 të viktima dhe rreth 1.4 milionë të zhvendosur.

Por zyrtari tha se Rusia gjithashtu mund të iniciojë veprime kundër anëtarëve të NATO-s, si lufta kibernetike dhe hibride, madje edhe sulme fizike.

Synimi i Putin

Perëndimi është ende i paqartë për qëllimin e Presidentit Putin. Por një zyrtar i inteligjencës perëndimore paralajmëroi se “opsionet ushtarake janë një mundësi e hapur në tryezën e Kremlinit” nëse kërkesat e Rusisë nuk plotësohen.

Ka një kombinim të retorikës së mprehtë luftarake nga Moska, akuzave për provokim nga Ukraina dhe NATO-s, mungesë transparence dhe një historie shqetësuese, duke përfshirë aneksimin e Krimesë në 2014.

“Kësaj i shtohet edhe  kriza e fundit kufitare që përfshin mijëra emigrantë në Bjellorusi, si dhe mbështetjen e Rusisë për separatistët në Kaukaz dhe gjetkë”, tha ai.

Ndërsa zyrtari tha se ishte e vështirë të thuhej se të gjitha këto kishin lidhje strategjike, kjo tregoi se kishte një çështje të pazgjidhur në krahun lindor të Europës Lindore. Ai tha se situata e sigurisë në Europë ishte e paprecedentë që nga rënia e Perdes së Hekurt.

Kërkesat e Rusisë dhe një zgjidhje diplomatike

SHBA dhe NATO e kanë bërë të qartë se duan një dialog me Rusinë për të shmangur konfliktin, dhe Moska dëshiron që dialogu të vazhdojë gjithashtu. Takimi virtual i Presidentit Biden me Presidentin Putin në fillim të kësaj jave ishte një fillim dhe do të pasohet nga më shumë bisedime me anëtarët e tjerë të NATO-s, raporton abcnews.al

Por kërkesat e Rusisë dhe të ashtuquajturat “vijat e kuqe” po e bëjnë edhe më të vështirë diplomacinë. Rusia kërkon garanci se Ukraina nuk do të jetë kurrë pjesë e NATO-s; se anëtarët e NATO-s nuk do të kenë forca apo infrastrukturë të përhershme me bazë në Ukrainë; dhe për ndalimin e stërvitjeve ushtarake pranë kufirit rus.

NATO këmbëngul se është një aleancë mbrojtëse dhe jo një kërcënim për Rusinë. Por aleanca gjithashtu e ka bërë të qartë se Ukraina ka të drejtë të marrë vendimet e saj si një komb sovran dhe nuk është e gatshme t’i japë Rusisë një veto për të ardhmen e Ukrainës.

/abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!