Nga dita e mërkurë pritet të afrohen masa të ftohta dhe të paqëndrueshme, ku gradualisht do të shoqërohen me vranësira. Dita e enjte sipas meteorologëve pritet të sjellë masa ajri akoma më të ftohta ku pritet të rikthehen reshjet e dëborës në zonat malore, kryesisht në verilindje dhe në juglindje të vendit, duke mos përjashtuar edhe zonat kodrinore.
Data 31 Dhjetor pritet të jetë më e kthjellët, por me temperatura të ftohta ku në zonat malore temperaturat do të variojnë nga -6 deri në -7 gradë celsius, ndërsa në zonat e ulëta dhe bregdetare temperaturat maksimale do të shkojnë deri në 10 apo 12 gradë Celsius. Edhe ditët e para të vitit të ri pritet të jenë të kthjellëta dhe me temperatura jo shumë të ftohta, veçanërisht në zonat e ulëta dhe bregdet./abcnews.al