Si do të jetë 10-ditëshi i parë i shtatorit? Meteorologia tregon nëse do të keni mundësi të bëni plazh

schedule11:35 - 18 Gusht, 2023

schedule 11:35 - 18 Gusht, 2023

Pas parashikimit të motit për këtë fundjavë, meterologia Lajda Porja ka bërë një përmbledhje të situatës meteorologjike në vend.

LEXO EDHE: Plazh në fundjavë? Reshje shiu dhe temperatura të larta, mësoni si do të jetë moti në zonat e Jugut

Në një lidhje ‘Live’ me “Shqipëria Sot”, ajo ndër të tjera ka treguar se si do të jetë 10-ditëshi i parë i shtatorit, duke theksuar se të gjithë pushuesit do të kenë mundësi të bëjnë plazh.

Sipas Porjas, nuk do të jetë as shumë nxehtë, por edhe freskët jo. Megjithatë, ka një shtyrje të stinës së verës dhe si pasojë do t’i marrë disa ditë këtij muaji.

“10-ditëshi i parë do të jetë shumë i favorshëm, ose shumë i këndshëm për të frekuentuar bregdetin, për shkak se nuk do të jetë as shumë nxehtë me vlera mbi 40, por edhe freskët jo. temperatuar 32 gradë në shtator, është një temperaturë relativisht shumë e lartë, do të thoja. Ka një shtyrje të verës drejt stinës së vjeshtës, të cilat besoj se do t’i marri shumë ditë dhe shtatorit”, tha ajo./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!