Si do të hapet turizmi? A do të bëjnë pushime shqiptarët këtë vit? Rama tregon si do të veprohet

schedule10:40 - 6 Maj, 2020

schedule 10:40 - 6 Maj, 2020

Kryeministri Rama në bisedën e zhvilluar në ABC News me gazetarin Enkel Demi foli edhe për turizmin.

Për shkak të pandemisë, ky është një prej sektorëve të dëmtuar më shumë nga koronavirusi.

Rama tha se është duke u studiuar fakti, nëse duhet të hapemi në vazhdim më shumë, apo nëse duhet të vazhdojmë të ndjekim masat shtrënguese.

Biseda:

Enkel Demi: Jemi në prag të turizmit. Këto kompani janë goditur dhe janë totalisht në krizë, këto kompani kanë pak ose aspak burime të brendshme për të mbajtur një pozicion konkurrues në tregun global.

Edi Rama: Kjo është e pavërtetë, janë në vështirësi por jo në pamundësi. Puna ka vazhduar.  Ajo që ne duam dhe po përpiqemi të bëjmë është të gjejmë një zgjidhje për turizmin, nuk është e thjeshtë, po përpiqemi dhe po diskutojmë disa ide, dhe kemi akoma disa dilema. Dilema është a duhet apo s’duhet të hapemi aq fort. Ne po studiojmë çfarë kanë bërë vendet e tjera dhe do të vendosim në vazhdim.

Enkel Demi: Ka nevojë për likuiditet, në mënyrë që turizmi mos të vdesë. Këtu ka kërkesa të ndryshme nga kompani të turizmit në Shqipëri, ju thoni javët e ardhshme, mbase ata s’kanë kohë…

Edi Rama: Jo jo nuk më dëgjuat. Javët e ardhshme, në kuptimin sa i hapur do jetë dhe si do të marrë formë. Për sa i përket likuiditetit ne kemi në dispozicion të turizmit një instrument të fuqishëm garancie, i cili i mundëson operatorëve, të fuqizojnë kapitalin e tyre qarkullues. Për sa i përket taksave për turizmin, sot Shqipëria i ka më të ultat në rajon. Nuk është çështja e TVSH apo e taksave, por se sa do ta hapim sezonin, dhe këtë do ta bëjmë duke parë të tjerët, nuk ka ende një vendim./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!