Si do kapen kriminelët? Furgoni i policisë së Përrenjasit i dëmtuar, prej disa kohësh në servis

schedule15:55 - 16 Shkurt, 2021

schedule 15:55 - 16 Shkurt, 2021

Nga Agim Blloshmi

Përrenjasi ka një popullsi prej 45 mijë banorë, por nëse ndodh një krim efektivët nuk kanë një mjet që të lëvizin dhe të gjurmojnë autorin. Prej disa kohësh mjeti i vetëm që është shumë i vjetër dhe pëson defekte të herë pas hershme. Aktualisht ndodhet në këtë servis.

Mekaniku i këtij servisi tregon se ka së paku 5 vjet që merret me rregullimin e këtij mjeti dhe herë pas herë këtë punë e ka bërë pa lekë. Ndërsa thekson se kjo makinë ka marrë fund.

“Njëherë i japin lekë njëherë si japin. Ai si mjet ka mbaruar punë. Kot që ti hipin lart se të merr më qafë”.

Efektivët e policisë nuk flasin para kamerës, por jashtë saj na tregojë se për mjetin e dëmtuar dhe nevojë për një të ri kanë vënë në dijeni disa herë Policinë e shtetin dhe Ministrinë e Brendshme. Deri tani askush nuk u ka dhënë shpresa. Edhe godina e Komisariatit të Përrenjasit është për ardhur keq. Ndodhet pranë bashkisë po nuk ka asnjë tabelë orientuese./abcnews.al