Si do bëhet vaksinimi i fëmijëve? Rakacolli: Nuk ka rrezik fertiliteti, im bir injektoi dozat

schedule19:58 - 21 Tetor, 2021

schedule 19:58 - 21 Tetor, 2021

Komiteti Teknik i Ekspertëve nesër do të vendosë mbi rekomandimin e Komitetit të Ekspertëve të Vaksinimit mbi injektimin e dozës së tretë, uljen e fashës së grupmoshës për vaksinimin +16 vjeç vaksinimin +12 vjeç por vetëm për ata fëmijë të cilët kanë problematika shëndetësore.

Mbrëmjen e sotme në studion e “Radarit Informativ” në “ABC” ishte e ftuar drejtuesja e Komitetit Teknik të Ekspertëve Mira Rakacolli, e cila u shpreh se edhe nëse institucioni vendos për vaksinimin e fëmijëve në fund vendimin do ta marrin prindërit.

Vendimi do të merret nga specialistët e ISHP-së, por ata që janë nën 18-vjeç do të merret vendimi i prindit dhe patjetër mjekët pediatër, ne do i sqarojmë shumë mirë se kush do të jenë ata që do të vaksinohen të parët dhe si do të zhvillohet dinamika. Do të përcaktohen në udhëzime” tha ajo.

Ndryshe nga vrulli i ditëve të para të shtatorit, situata në javët e fundit ndryshoi dhe një pjesë e studentëve kanë hezituar që të vaksinohen, por cilat janë arsyet? Zv/ ministrja e Shëndetësisë u shpreh se stepjen dhe frikën e studentëve e kanë shkaktuar informacionet e ndryshme. Por për të bindur studentët që vaksina nuk ka asnjë ndikim në pjesën e fertilitetit, Mira Rakacolli solli shembullin e saj personal, vaksinimin e djalit.

Të gjithë ata që janë vaksinuar apo ata studentë që janë vaksinuar në Harvard nuk kanë pasur asnjë garanci, asnjëherë. Ajo është në bazë të vlerësimit, kulturës, të riskut. Një njeri i vendos në balancë si i ka shanset, të sëmuret apo ta dëmtojë vaksina dhe deri tani tregon se balanca kalon nga vaksinimi.

Por përse ra ritmi? Në vlerësimin tonë një pjesë kanë rënë prej e informacioneve jo të saktë, pasi në disa media u është hapësirë disa personave jo profesionistë për rrezikun në drejtim të fertilitetit dhe një pjesë ka hezituar për të pritur më gjatë.

Në fertilitet e themi me bindje se ka studime shumë serioze dhe të gjithë, po të shikohet jo vetëm profesionistët e fushës, të gjithë e rekomandojnë vaksinën dhe në faqet zyrtare të CDS-së amerikane apo OBSH është e thënë prerazi që nuk ka asnjë lloj efekti. Nuk ka asnjë lidhje si vaksina të lidhet me këtë pjesë. Në momentin që unë kam një djalë 32-vjeç. Nuk ishte skeptik. Pa asnjë hezitim e ka bërë im bir” deklaroi Rakacolli./ db/Abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!