Si 650 shqiptarë të Malit të Zi refuzuan të ishin ushtarë të Millosheviçit

schedule16:03 - 10 Gusht, 2019

schedule 16:03 - 10 Gusht, 2019

650 të rinj shqiptarë nga Ulqini dhe Ana e Malit në Malin e Zi kane refuzuar të ishin ushtarë dhe të merrnin pjesë në luftërat e udhëhequra nga Milloshiviçi. Këto fakte vijnë përmes një dokumentari që u shfaq ne Ulqin, “Suterman 1991”. Gazetari i ABC News Simon Shkreli përgatiti një material me dëshmitarët dhe protagonistët e asaj kohe.

Jugosllavia e Titos po shkërmoqej, lufta në këtë pjesë të Evropës ishte e pashmangshme, Mobilizimi kishte filluar dhe shënonte nisjen e një konflikti të gjatë të egër. Popujt e këtij shteti ishin kthyer në figura shahu dhe përdoreshin në fushatat e përgjakshme në Slloveni, Kroaci dhe Bosnje e Hercegovinë.
Në korrik të 1991-shit, 650 të rinj shqiptar nga Mali i Zi, kryesisht nga Ulqini, Ana e Malit dhe Kraja u mobilizuan nga Armata Popullore Jugosllave për t’i çuar në Bosnje dhe në Kroaci.

Po ata refuzuan kategorikisht të bëheshin pjesë e luftës që nuk ishte e tyre.

Për 6 ditë ata qëndruan të ngujuar në Suterman një zonë në afërsi të Tivarit, pa ushqim

Ushtar në rezervë të APJ-së, u quajtën dezertor dhe tradhtar. Hajredin Zeneli në pamundësi të gjetjes së dokumenteve arkivor të kohës, një nga 650 të rinjtë shqiptar të mobilizuar me dhunë, përmes rrëfimit personal ka realizuar dokumentari “Suterman 1991”.

Shfaqja e dokumentarit u mbajt në ambientet e Kinosallës së braktisur në Katerkollë të Anës së Malit në Ulqin.  Si ngjarje më e rëndësishmja në zhvillimet e mëtejshme politike të shqiptarëve në Mal të Zi.  Refuzimi unanim i shqiptarëve në ish-jugosllavi që të bëheshin pjesë e lustrave të udhëhequra nga regjimi i Millosheviçit.

Uniteti mes tyre ishte vendimtar. Qëllimi ishte që shqiptarët të bëhen “mish për top”.

Xheladin Zeneli ishte vetëm 28 vjeç në zgjedhjet e para pluraliste në Mal të Zi . Doli deputet dhe dha dorëheqjen. Sot ai jeton në SHBA.

Ky dokumentar i realizuar me qellim heqjen e pluhurit të harresës. Është treguesi i një ngjarje si një popull shumë i vogël i përballur me presionin e jashtëzakonshme të makinerisë ushtarako politike të Millosheviçit, refuzuan luftën dhe të bëhen vegël e makinerisë vrasëse që do përgjakte Ballkanin./ABC News Albania 24/7

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!