Artan Shyti, i ftuar në emisionin Pressing, ka folur edhe për ekipet e Bylisit dhe Teutës, skuadra që po bëjnë një sezon të mirë në Superiore. Në fjalën e tij, Shyti tha:
BYLIS – “Unë kam përshtypjen se po flasim për një ekip që është nisur për tjetër gjë dhe po arrin tjetër gjë. Nëse do i thoshe drejtuesve të Bylisit para fillimit të sezonit se pas 11 javësh do të ishin në vend të dytë, do të ishin tepër optimistë. Gjithsesi, Ballshi ka ndeshje të vështira përpara dhe pa dashur të ndalem gjatë, do të kemi kohë të kuptojmë se sakrifica dhe dëshira e Ballshit do t’i mbajë në krye.
TEUTA – Po tregon se ka një përqendrim të jashtëzakonshëm, pse jo, mund të fitojnë dhe kampionatin. Është rikthyer forma te Teuta dhe lojtarët po tregojnë një formë të mirë, po tregojnë një frymë bashkëpunimi, si mes lojtarëve, ashtu dhe me trajnerin. Unë shikoj se është një ekip që po bën progres. Po flasim për një ekip që bëri një ndeshje shumë të mirë përballë një ekipi të vështirë si Tirana. Teuta rri e rri, nxjerr një talent mbi talente. Sot që flasim, Kallaku është ndër më të spikaturit në Superiore”./abcnews.al