Shushunjat në trup për trajtime shëndetësore/ Terapistja zbulon efektet pozitive, mjeku: Duhet të bëni kujdes

schedule10:41 - 9 Maj, 2024

schedule 10:41 - 9 Maj, 2024

Shushunjat ose ushunjëzat janë një terapi e zgjedhur nga shumë persona për trajtime shëndetësore dhe estetike. Kjo terapi ka efektet e saj në lëkurë dhe trup, por që mjekësia shkencore nuk i pranon pasi mund të shkaktojnë dhe efekte negative.

Lidhur me këtë është diskutuar në emisionin “ABC e Mëngjesit”, mes aplikueses së terapisë me shushunja, Almira Ndoja dhe kirurgut vaskular, Sokol Xhepa.

“Unë kam 20 vjet që i përdor dhe e kam profesion të rregullt. Jam rritur me ushunjëzat dhe vjen trashëgimi nga familja, nga gjyshi nga mami dhe shpresoj që dhe im bir ta vazhdojë. Unë jam me origjinë nga Puka dhe brezat e vjetër e kanë përdorur shumë.

E para, pyesim për çfarë i vendos pacienti? Ka shumë pacient që orientohen nga vetë doktorët për t’i vendosur dhe në këto 20 vjet eksperiencë nuk kam pasur incidente, ajo vjen si pasojë e keq vendosjes.

Në momentin që ne i vendosim, kemi një rregullore që i vendoset pacientit, është njëlloj si një ndërhyrje që i bëhet pacientit me bisturi. Në momentin që i vendosim, pastrohet me ujë të sterilizuar komplet zona, më pas vendoset e gjithë zona dhe me pambuk të pastër. Pasi kanë mbaruar, ne i sugjerojmë pacientëve ta kruajnë me një fetë limoni”, u shpreh Ndoja.

Mjekët klinicistë, shoqatat universitare dhe grupimet e ndryshme të mjekëve intervencionistë nuk e pranojnë që të futet në kontrollet e mjekimit këtë mënyrë trajtimi, pavarësisht se unë kam një eksperiencë në Forumin Evropian të Venave në 2011. Kur e paraqita atëherë të gjithë kolegët e habitën, përveç një kolegu nga një lokalitet i Serbisë se atje njihej, ndryshe nga vendet e tjera të Evropës. Ajo që kam lexuar, njihet shumë në Indi. Praktikuesit e këtij trajtimi duhet të sqarojnë nëse kanë dijeni se pse shkaktohen variçet dhe kur përdoren mjekimet alternative dhe popullore, çfarë indikacionesh kanë. Nuk është 100% e ndaluar të përdoren, por duhet të kenë informacione shumë të sakta”, tha mjeku./abcnews.al