Bashkimi Europian dënon me forcë sulmin e Sali Berishës ndaj ambasadorit të BE në Tiranë Silvio Gonzato në ditën e Europës.
Në një postim në rrjetin social Facebook ka shpërndarë reagimin e një zëdhënësi të Unionit i cili deklaratat e Berishës i quan të papranueshme.
“Deklarata të tilla janë të papranueshme. BE-ja dënon me forcë sulmet personale të bëra në Ditën e Evropës ndaj Ambasadorit të Bashkimit Evropian në Shqipëri. Ambasadori i BE-së ka vepruar në çdo kohë me profesionalizëm dhe integritet të plotë. Ne kemi besim të plotë tek ai dhe puna e tij.”, thuhet në reagim.
Postimi është shpërndarë dhe nga Ambasada e Suedisë në vendin tonë.
Ndërkohë më herët për sulmet e Sali Berishës reaguan dhe diplomatët e vendeve anëtare të BE. Diplomati i karrierës Stavros Avgoustides ambassador i Qipros në Athinë i cili mbulon dhe Shqipërinë përmes një postimi në rrjetin social X thotë se ne emër të Ambasadoreve të Bashkimit Europian të akredituar ne vendin tonë shpreh mbështetjen ndaj Gonzatos.
Deklaratat e Berishës sipas tyre ndaj unionit dhe përfaqësuesve të tij janë të papranueshme.
“Në dritën e kritikave të pajustifikuara dhe të papranueshme kundër Bashkimit Evropian dhe përfaqësuesve të tij, Ambasadorët e BE-së të akredituar në Shqipëri lëshojnë deklaratën e mëposhtme: Deklaratë e Përbashkët e Ambasadorëve të BE-së të akredituar në Shqipëri – 9 Maj 2026 Në Ditën e Evropës, ne qëndrojmë të bashkuar në mbështetje të Ambasadorit të BE-së dhe ekipit të tij, dhe riafirmojmë besimin tonë të plotë në profesionalizmin, integritetin dhe shërbimin e tyre të përkushtuar”.
Ky postim është shpërndarë edhe nga Ambasada Gjermane në Tiranë në faqen e saj në Facebook. Në ditën e Europës Sali Berisha sulmoi Ambasadorin e BE në Tiranë duke e akuzuar se sillet si të ishte ambasador i kryeministrit Edi Rama dhe se sipas tij ka transmetuar në Bruksel të pavërteta ndaj opozitës.


