Shuplaka gjermane nuk kurseu as këtë herë veprimet e dhunshme në protestën e bulevardit, të cilat u dënuan si nga përfaqësuesi i selisë diplomatike të Berlinit në Tiranë, pasi sipas tij, bien ndesh me vlerat e unionit.
“Mbeshtesim çdo aktivitet të shoqërisë civile që është në përputhje me BE, por protestat e dhunshme sigurisht që nuk janë në përputhje me këtë. Çështja se kush ka faj është një diskutim që vazhdon dhe është I mirëpritur sepse kjo është vlera e Bashkimit europian”, tha Bergner.
Diplomati gjerman ka rikonfirmuar gjithashtu mbështetjen e Berlinit zyrtar për procesin e integrimit europian të Shqipërisë, duke vlerësuar angazhimin e qytetarëve dhe institucioneve në këtë drejtim.
“Jemi shumë të lumtur që populli shqiptar është kaq shumë në favor të anëtarësimit në BE. Ne po e mbështesim këtë proces të anëtarësimit sa më shumë që mundemi nga ana teknike, por gjithashtu duhet t’u japim merita të gjithë atyre që përpiqen të zbatojnë vlerat e Bashkimit Evropian në përditshmëri, si në administratë ashtu edhe duke qëndruar për shtetin e së drejtës apo çështje të tjera në procesin e integrimit”, u shpreh ai.
Deklaratat e ambasadorit gjerman u bënë nga Kolonja, ku mori pjesë në ceremoninë përkujtimore për 83-vjetorin e masakrës së Borovës.
Në 1943, në fshatin Borovë të Kolonjës, një divizion gjerman kreu një nga masakrat më të rënda ndaj popullsisë civile, duke djegur fshatin dhe duke vrarë 107 banorë të pafajshëm, mes tyre shumë gra e fëmijë./abcnews.al



