Shumë zhurmë në Angli! Mourinho refuzon Lyon, Allegri pret United

schedule20:24 - 9 Tetor, 2019

schedule 20:24 - 9 Tetor, 2019

Jose Mourinho dhe Massimiliano Allegri janë për momentin papunë. Dy trajnerët e mirënjohur po presin që të rikthehen në botën e futbollit. Mediat britanike kanë ndjekur nga afër lëvizet e dy strategëve, duke zbuluar dhe disa detaje interesante.

Jose Mourinho ka refuzuar ekipin francez të Lyonit, pasi po pret me padurim të vazhdojë karrierën te skuadra e Tottenham. Strategu portugez po pret dita-ditës shkarkimin e Mauricio Pochettinos, në mënyrë që të vazhdojë nga puna.

Edhe Massimiliano Allegri mund të drejtojë në Angli. Tekniku italian ka një CV shumë të pasur dhe është favoriti për të zëvendësuar Ole Gunnar Solskjaer te United, pasi ky i fundit me shumë gjasa do të shkarkohet./abcnews.al