Tetë javë të luajtura në Superiore dhe kemi një ngjeshje të madhe në renditje, që vjen prej diferencave të vogla në renditje. Teuta është ekipi kryesues, që me vështirësi mposhti këtë javë Flamurtarin e vendit të fundit.
Durrsakët numërojnë 15 pikë në klasifikim, por diferenca me rivalët është e vogël. Katër pikë më shumë se Kukësi i vendit të shtatë ka Teuta, çka tregon edhe “trafikun” e krijuar në renditje. Partizani dhe Tirana janë dy ekipet e tjera që triumfuan këtë javë.
Të kuqtë mposhtën Vllazninë që ishte në vendin e parë në minutat shtesë dhe u ngjitën në vendin e dytë, para Tiranës që e ka mposhtur në ndeshje direkte. Festuan edhe bardheblutë një ditë më parë, duke mposhtur me vuajtje Laçin e Armando Cungut.
Bylisi e Skënderbeu mbeten në vendnumëro. Ballshiotët bënë një ndeshje të mirë në Gjirokastër, por morën vetëm një pikë. Gjithsesi kreu është dy pikë larg, si për ta, ashtu edhe për korçarët. Ekipi i drejtuar nga Ilir Daja dominoi Kukësin dhe mund të kishte fituar. Gjithsesi në fund skuadrat ndanë nga një pikë.
KATEGORIA SUPERIORE – JAVA 8
E premte, më 18 tetor 2019
Teuta-Flamurtari 1-0
E shtunë, më 19 tetor 2019
Luftëtari-Bylis 1-1
Tirana-Laçi 2-1
Vllaznia-Partizani 1-3
Skënderbeu-Kukësi 0-0
/abcnews.al