Shumë pranë Tiranës, tërmeti shkundi Shqipërinë gjatë natës

schedule07:41 - 27 Janar, 2020

schedule 07:41 - 27 Janar, 2020

Një lëkundje tërmeti është regjistruar gjatë natës në vend, rreth orës 02:40, shumë pranë Tiranës. Sipas Institutit të Gjeoshkencave tërmeti ishte me magnitudë 3.6 i shkallës Rihter.

Epiqendra ishte 1 kilometer në fshatin Bubq të Fushë-Krujës, me një thellësi prej 34 kilometrash.

Kujtojmë se vendi u godit nga një tërmet i fuqishëm më 26 nëntor, të vitit të kaluar, duke marrë 51 jetë njerëzore. Po ashtu tërmeti me magnitudë 6.4 shkaktoi qindra të plagosur dhe mijëra të tjerë të pastrehë./abcnews.al

 

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!