Shumë lojtarë të kombëtares pritet të gjejnë ekipe më të mira

schedule18:07 - 14 Nëntor, 2017

schedule 18:07 - 14 Nëntor, 2017

Mjaft lojtarë të ekipit përfaqësues pritet të gjejnë skuadra të reja, edhe më të mira sesa ato që kanë. Kjo është bindja e menaxherit të njohur shqiptar të futbollit, Shkumbin Qormemeti.

Kërkohet një kombëtare edhe më cilësore.
Pavarësisht asaj që është arritur, trajneri Panuçi e ka bërë të qartë se synon më shumë.
Një nga shqetësimet kryesore të tij është fakti që shumë lojtarë kuqezinj luajnë në kampionate që ai i cilëson si të dorës së dytë, ndaj janë më të ngadalshëm në veprime.
Çfarë mendon për këtë ankesë, menaxheri më i njohur shqiptar i futbollit, Shkumbin Qormemeti.
“Mendoj se Panuçi edhe ka, edhe nuk ka të drejtë. Pas Europianit gjendja ka ndryshuar”.
Konkretisht, a pritet që futbollistë të kombëtares të gjejnë skuadra më të mira deri në verë.
“Do të ketë lëvizje. Kjo është edhe puna jonë, e menaxherëve që lojtarët të shkojnë në kampionate ku e meritojnë”.
Qormemeti ka një vërejtje për trajnerin e kombëtares.
“Panuci mund të hedhë sytë më shumë nga Superliga, 2-3 lojtarë e meritojnë”.
Qormemeti punon prej vitesh në këtë profesion.
Ai ka transferuar disa lojtarë të njohur si Balaj, Roshi, Bernard Berisha e Olajinka, ndërsa ka dërguar futbollistë edhe tek Lacio e Igli Tares.
Sa e vështirë është kjo punë:
“Punë e vështirë, si çdo punë tjetër. “Trafik njerëzish”. Duhet të dish, por menaxher të madh të bën edhe futbollisti”./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!