Shumë familje, të cilave dje iu shembën banesat në zonën e Astirit, kanë mbetur pa strehë. Banorët i thanë Abc Neës se ata nuk do te largohen nga rrënojat e shtëpive të shkatërruara. Sipas tyre, shumë banesa të shembura ishin në proces legalizimi.
Rreth 100 banorë të Unazës se Re, të cilëve iu shembën banesat nga Inspektoriati Kombëtar të Mbrojtjes së Territorit, kaluan mbrëmjen e së martës dhe mëngjesin e së mërkurrës në qiell të hapur.
Kjo është pamja nga shembja e 33 Objekteve në të dy anët e Unëzës së Re.
Gërmadhat duke sikur janë krujuar nga bomardimet e një vendi që është në konflikt në Lindjen e Mesme. Përdorimi i gazit lotësjellës ka qenë në masë nga policia dhe gjurmët janë ende të dukshme.
Qytetarët po munden të shpëtojnë çdo gjë me vlerë që ka mundur të mbijetojë nga fadromat e IKMT.
Të mbledhur rreth kryefamiljarit, antërët e familjes Billa janë më të prekurit nga shëmbjet në zonën e Unazës së Re.
Myrveti pretendon se banesa e tij trekatëshë ishte në proces legalizimi dhe prej së martës jeton jashtë objektit bashkë me 19 personat e tjerë të familjes së tij.
Serxho dhe vëllai i tij më vogël nuk kanë dijeni se çfërë janë Certifikata e Pronësisë, Tapia apo Procesi i Legalizimit, por ka kërkon vetëm të ndjek rrugën e dijes si bashkëmoshatarët e tij.
Nëna e dy fëmijevë të mitur nuk pranon të largohet nga banesa e shëmbur në mënyrë abuzive sipas saj, duke kërkuar drejtësi nga organet kompetente.
Aksioni i IKMT ka qenë i mënjëhershme dhe njoftimi 5 ditëor nuk është bërë në kohë.
Pocesi i shëmbjeve të banesave në Unazëne e Re ka ndaluar, pasi 7 objekte janë në proces gjyqësore. Në total në lotin e parë janë projektuar për t’u shëmbur rreth 80 banesa dhe biznese. /abcnews.al