“Shumë do fillojnë të bëjnë zhurmë”: Rama flet për rëndësinë e PPP-ve

schedule11:45 - 21 Shkurt, 2020

schedule 11:45 - 21 Shkurt, 2020

Kryeministri Edi Rama, ka marrë pjesë në takimin që është mbajtur sot në Shtëpinë e Evropës, në një konferencë të organizuar nga Këshilli i Bashkëpunimit Rajonal dhe Forumi Ekonomik Botëror, të cilët janë bashkuar për t’i dhënë udhë përshpejtuesit të konkurencës dhe inovacionit në hapësirën e Ballkanit Perëndimor.

Gjatë fjalës së tij Rama është ndalur edhe te  Partneritetin Publik Privat, ku u shpreh se është  shumë i rëndësishëm në ekonomi, edhe pse shumë nuk bien dakord me të dhe tha se për këtë deklaratë do ta shanin. Kryeministri tha PPP-të krijojnë iniciativa të reja dhe kushte të reja për punësimin.

“Unë e di që nëse do të thoja PPP unë menjëherë do të kem shumë njerëz që do fillojnë të bëjnë zhurme, për hir të luftërave ose analizave që do të bëhen dhe asnjëherë nuk kanë treguar vullnet për të kuptuar sesa e rëndësishme është që ti kemi PPP si pjesë e përpjekjes tonë të përgjithshëm. PPP janë ato që do të mbështesin fuqishëm të gjithë ne, në identifikimin dhe duke na shtyrë më tej përpara për iniciativa, të cilat do të krijojnë kushte të reja dhe iniciativa të reja për start up-e”, u shpreh kreu i qeverisë.

Po ashtu Rama deklaroi se gjatë vitit 2020 gati të gjitha shërbimet për qytetarët do të merren online, pa shkuar më nëpër zyra apo pa dashur të takohen zyrtarë.

Tani në 2020 ne do sigurohemi që 95% e shërbimeve do të jenë në dispozicion të njerëzve, duke mos pasur kontakt. Nuk ka nevojë që dikush të shkojë nëpër zyra, të marrë kontakt me zyrtarë, gjithçka do të jetë online. Ne kemi lëshuar më shumë se 50 mijë karta shëndetësore, që janë dhënë në më pak se dy muaj. Njerëzit thjesht aplikonin dhe e merrni në shtëpi. Kjo do të jetë për të gjitha sektorët dhe do jetë një grusht i fuqishëm ndaj korrupsionit dhe mitmarrjes”, tha Rama. /abcnews.al