Victoria Beckham fitoi një shumë prej 1 milion paund për turneun e ‘Spice Girls’ në 2019-ën, në të cilin as nuk mori pjesë. Stilistja e modës thuhet se ka fituar më shumë nga koncertet në të cilat nuk mori pjesë, sesa ajo nga biznesi i saj i modës, sipas The Sun.
‘The Sun” shkruan se dokumentet tregojnë se ‘Spice Girls’ vitin e kaluar fitoi 5.6 milion dollarë dhe duke qenë se Geri Horner, Mel C, Mel B, Emma Bunton, dhe Victoria janë anëtaret e vetme aktive dhe drejtoreshat e Spice Girls Limited, kjo e fundit ka të drejtë për një të pestën e fitimeve. /abcnews.al