“Shullazi”, Gilmando Dani i kërkon llogari gjyqtares: Trego kush të kërcënoi

schedule14:32 - 23 Maj, 2019

schedule 14:32 - 23 Maj, 2019

Debat e replika të ashpra kanë shoqëruar seancën gjyqësore ndaj Emiljano Shullazit e të pandehurve të tjerë në Gjykatën e Apelit të Krimeve të Renda. Të pandehurit e avokatët e tyre janë përplasur me drejtuesen e trupit gjykues, e më pas braktisën seancën.

Seanca e radhës e gjyqit ndaj Emiljano Shullazit dhe 4 të pandehurve të tjerë, u shndërrua në një debat me replika të ashpra mes të pandehurve, kryetares së trupit gjykues Saida Dollani dhe avokatëve mbrojtës.

Gilmando Dani i kërkoi kryesueses së seancës, njëkohësisht drejtuese e Gjykatës së Apelit për Krimet e Rënda, që të sqaronte para mediave se kush e kishte kërcënuar atë dhe bashkëshortin e saj. Gjyqtarja Dollani i kërkoi të pandehurit Dani që të ulej në vend, por pas kundërshtimit të tij, togat e zeza e gjobitën me 30 mijë lekë gjobë dhe e përjashtuan nga seanca.

Vendimi irritoi të pandehurit e tjerë, të cilët e konsideruan të padrejtë. I pandehuri Endrit Qyqja aludoi se gjyqtarja Dollani me këtë qëndrim synonte të kalonte vettingun në kurrizin e tyre, por sipas tij, kjo nuk do ndodhte. Pas këtyre deklaratave, në shenjë revolte të gjithë të pandehurit u larguan nga séance bashkë me avokatët e tyre. Më herët, avokatët kishin renditur çka quajtën një sërë parregullsish në proces, përfshi mos njoftimin personave të tjerë që konsiderohen viktima.

Avokatët e grupit të Shullazit, kishin kërkuan përjashtim nga procesi të gjyqtares Valdete Hoxha, pasi kishte marrë pjesë si drejtuese seance në një proces penal ndaj Ylvi Beqajt, që për këtë dosje, ka statusin “dëshmitar i mbrojtur”, në lidhje me “hotel Vollgën”. Vetë gjyqtarja Hoxha e kishte paraqitur dorëheqjen, por kërkesa e saj ishte refuzuar nga Gjykata e Apelit për Krime të Rënda. Por edhe ndaj kryesueses së trupit gjykues Saida Dollani janë paraqitur 8 kërkesa për përjashtim nga ky gjyq./ABC News Albania 24/7

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!