Serish nje tjetër vatër zjarri është shfaqur pasditen e sotme në zonën e Ujit të Ftohtë në Vlorë.
Flakët kanë përfshirë një sipërfaqe me pisha, duke alarmuar banorët dhe pushuesit e zonës. Menjëherë në vendngjarje kanë mbërritur dy mjete zjarrfikëse, ndërsa efektivët kanë ndërhyrë për izolimin dhe shuarjen e flakëve.
Pas ndërhyrjes së zjarrfikësve, situata është vendosur nën kontroll dhe zjarri është fikur. Sipas të dhënave paraprake, shkak është bërë humusi i nëntokës, i cili vijon të digjet dhe, i ndikuar nga era, mund të rindizet në sipërfaqe.
Zjarrfikësit kanë vijuar punën për të siguruar që vatra të mos riaktivizohet dhe zjarri të mos përhapet në zonat përreth.
Shuhet vatra e zjarrit në zonën e Ujit të Ftohtë në Vlorë
schedule18:56 - 29 Gusht, 2026
schedule 18:56 - 29 Gusht, 2026
