Shuhet Sean Connery, trashëgimia që legjenda la pas

schedule13:36 - 31 Tetor, 2020

schedule 13:36 - 31 Tetor, 2020

Aktori legjendar i James Bond, Sean Connery ka ndërruar jetë në moshën 90 vjeçare. Aktori skocez interpretoi rolin e spiunit britanik në shtatë filma nga viti 1962 deri në 1983.  Djali i tij, Jason tha për BBC se ai vdiq paqësisht në gjumë. Shkaku i vdekjes nuk dihet ende, por aktori nuk ndodhej në gjendje të mirë shëndetësore për një periudhë të gjatë kohore.

Karriera e tij përfshin dekada, por është i njohur më së shumti si agjenti 007. Me një karrierë jashtëzakonisht të suksesshme që zgjati më shumë se 40 vjet, Sean arriti të fitonte një Oskar, dy Baftas dhe tre Golden Globes. Ai interpretoi gjithashtu në “The Hunt for Red October”, “Indiana Jones and the Last Crusade” dhe “The Rock”.

Sean Connery turns 90. Yes, you read that correctly - CNN

Ai konsiderohej si aktori më i mirë që ka luajtur 007. Në 1988, pesë vjet pas filmit të tij të fundit Bond Never Say Never Again, Connery fitoi Oskarin për aktorin më të mirë dytësor për rolin e tij në “The Untouchables”. Llogaria zyrtare e James Bond në Twitter ndau një deklaratë nga producentët Michael G. Wilson dhe Barbara Broccoli.

Ne jemi të shkatërruar nga lajmi i vdekjes së Sean Connery. Ai ishte dhe do të kujtohet gjithmonë si James Bondi origjinal, hyrja e pashlyeshme e të cilit në historinë e kinemasë filloi kur ai njoftoi ato fjalë të paharrueshme -“Emri Bond … James Bond”.

Ai revolucionarizoi botën me portretizimin e tij të ashpër dhe të mprehtë të agjentit sekret seksi dhe karizmatik. Ai është padyshim përgjegjës për suksesin e serisë së filmit dhe ne do t’i jemi përgjithmonë mirënjohës ndaj tij.”, thuhet në deklaratë.  /abcnews.al

 

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!