Shuhet në moshen 89 vjeçare shkrimtari i njohur Fatos Arapi. Studiues dhe shkrimtarë shprehin vlerësime për veprën e tij. Paralamenti mbajti një minutë heshtje, ndërsa Biblioteka Kombëtare, çeli një ekspozitë me veprat e tij.
Është ndarë nga jeta në moshën 89 vjeçare shkrimtari i njohur Fatos Arapi . Vepra Arapit është e pasur në llojet e zhanret e ndryshme, por studiuesit dhe shkrimtarët veçojnë tek ai poezinë.
Behar Gjoka, studiues: “Natyrisht ikja nga jeta e poetëve, e kësaj pulëbardhe të letërsisë shqipe, shkakton një lëvizje tektonikë për sa i përket poezisë dhe letërsisë shqipe.”
Tonin Çobani, shkrimtar: “Poetët mbeten me poezinë e tyre. Fatosi është një poet lirik i lindur. Ka një lirizëm kaq të thellë sa mund të përfshihen njerëzit e shumë epokave në këtë lirizëm të tij.”
Prej më shumë se 10 vitesh Fatos Arapi ka përzgjedhur të qendrojë i vetëizoluar, Behar Gjoka e shpjegon kështu këtë fakt.
Behar Gjoka, studiues: “Arapi ka folur me poezi, me letërsi, arapi ka folur me heshtjen e tij. Ka mote që hesht sepse ka folur me librat e tij. Ka mote që askush se dinte që është ndër të gjallët. Me sa duket jemi tek fati i poetëve gjeni, tek fati i mjeshtrave të fjalës që pasi kanë thënë gjërat tërhiqen në heshtjen e tyre.”
Tonin Çobani thotë se shpesh renditja në letersinë bashkëkohore edhe në poezi është bërë: Ismail Kadare, Dritëro Agolli dhe Fatos Arapi i treti, por ai mendon të kundërtën.
Tonin Çobani, shkrimtar: “Arapin e vejnë të tretin, por po të marrin për nga poezia lirike për mua është i pari.”
Behar Gjoka, studiues: “Natyrisht, ky brezi i viteve ’60, gara ndërmjet shkrimtarëve është e hapur, është garë leximi. Për mua, natyrisht nëse Agolli ishte poet burimor, spontan, nëse Kadareja ishte poet që e kërkonte më së shumti ë laboratorin e procesit krijuae, Fatos Arapi ishte poet i lindur.”
Ndryshe nga shumë shkrimtarë, Fatos Arapi është ndër të vetmit i cili ka kërkuar falje për shkrimet nën diktaturë, sipas Behar Gjokës.
Behar Gjoka, studiues: “Unë para 10 vitesh takohesha me të dhe shpesh herë këmbenim fjalë nga më të çuditshmet he një lloj përmallimi të tij për poezinë shqipe. Për mua është i vetmi poet që kërkoi ndjesë për përpara ’90-ës. Të tjerët nuk e bënë këtë. Ai kërkoi ndjesë për sa i përket poezisë së shkruar më përpara.”
Tonin Çobani, shkrimtar: “Ai dinte të përballonte edhe atmosferën e veçantë që përballonte atëhere vendi ynë, nën atë trysni ideologjike. Por ky nuk ishte një tipik i kohës së vet.”
Fatos Arapi lindi në vitin 1929 në Vlorë, ku kreu shkollën e mesme, ndërsa studimet e larta i ndoqi në Bullgari (Sofje) në fakultetin e Matematikës dhe të Ekonomisë. Ka punuar shumë vjet gazetar dhe pedagog në Fakultetin Histori Filologji të Tiranës. Disa herë ka fituar çmime kombëtare e ndërkombëtare për poezi. Në vitin 2008 e fitoi “Kurorën e artë” në manifestimin poetik “Mbrëmjet e poezisë strugane” dhe është i pari poet shqiptar që e ka fituar këtë shpërblim./abcnews.al