Shuhet në moshën 87-vjeçare motra e shkrimtarit Ismail Kadare

schedule21:17 - 10 Shkurt, 2022

schedule 21:17 - 10 Shkurt, 2022

Kadrije Kadare, motra e shkrimtarit të njohur Ismail Kadare është ndarë nga jeta në moshën 87-vjeçare.  Ajo është përcjellë ditën e sotme për në banesën e fundit.

Kadrije Kadare ka punuar si redaktore në disa media të shtypit të shkruar në vend. Poeti Sadik Bejko ka ndarë një status në rrjetet sociale ku e cilëson të ndjerën si një korrektore të veprës së Ismail Kadaressë.

“Sot në moshën 85 vjeç është ndarë nga jeta Kadrie Kadare. Ajo ishte një grua me arsimim të lartë, me kontribute si mësimdhënëse, lektore në Universitet.  Ajo ka një kontribut të pavërejtur si korrektore e veprës së Ismail Kadaresë.

Ka punuar dhe në disa nga gazetat me të rëndësishme në këto vite të tranzicionit. Korrektore në gazetat Albania, Shekulli, 55. Panorama, Rilindja Demokratike, Mapo. Etj.

Sot, Ismail Kadare në intimite, në heshtje solemne sot përcillë në varrezat Sharrës motrën e tij të vetme. Para një muaji u nda nga jeta vëllai i tij, dr Shahin Kadare. Të qoftë dheu i lehtë, Kadrie Kadare. Paqe, prehje e përjetshme për ty”, shkruan Bejko.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!