Shuhet në moshën 82-vjeçare Mandela i Kosovës, Adem Demaçi

schedule19:50 - 26 Korrik, 2018

schedule 19:50 - 26 Korrik, 2018

Pasditen e enjtes ka ndërruar jetë në moshën 82-vjeçare Adem Demaçi, i njohur për veprimtarinë e tij në çështjen shqiptare të Kosovës për pavarësi. Në kohën e ish-Jugosllavisë, Demaçi vuajti 28 vite burgim pasi ishte angazhuar në lëvizjen kombëtare të Republikës së Kosovës.

Për vdekjen e akademikut Demaçi reagoi edhe kryedemoktari Lulzim Basha në Facebook. Ai e quajti Mandelën e Kosovës Demaçin, ndërsa shtoi se i gjithë kombi mban zi sepse humbi një ndër njerëzit që me sakrificën, fisnikërinë dhe mendimin e tyre përbëjnë shtylla që mbajnë peshën e krenarisë kombëtare.

“Adem Demaçi si një ndër simbolet e qëndresës kombëtare, mbetet përherë në kujtesën e kombit që përkulet me mirënjohje të thellë para sakrificës dhe kontributit të tij të pavdekshëm për Kosovën”, u shpreh Basha./abcnews.al