Shuhet Ismail Kadare/ Kolosi i letërsisë shqipe ndërroi jetë në moshën 88-vjeçare

schedule09:01 - 1 Korrik, 2024

schedule 09:01 - 1 Korrik, 2024

Shuhet Ismail Kadare. Kolosi i letërsisë shqipe ndërroi jetë në moshën 88-vjeçare.

Ismail Kadare ishte shkrimtari më i mirë i letërsisë shqipe, ndër shkrimtarët më të mirë të letërsisë botërore bashkëkohore, dhe autori më i përkthyer jashtë vendit, fitues i disa çmimeve letrare ndërkombëtare dhe i nominuar me dhjetëra herë për çmimin Nobel

Ismail Kadare lindi më 28 janar 1936 Gjirokastër, ku përfundoi edhe arsimin e mesëm; më 1958 mbaroi degën e Gjuhës e të Letërsisë në Universitetin e Tiranës. Më pas shkoi në Moskë me studime për dy vjet në Institutin e Letërsisë Botërore “Maksim Gorki” (1958-1960).

Me veprën e tij, që ka shënuar një numër rekord të përkthimeve (në mbi 45 gjuhë të huaja) ai e ka bërë të njohur Shqipërinë në botë, me historinë dhe me kulturën e saj shekullore.

Ndërkohë Shtëpia Botuese Onufri njoftoi se Kadare ndërroi jetë sot në QSUT.

“Sot, më datë 1 korrik, 2024, në orën 08:50, ndërroi jetë në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza”, shkrimtari i madh Ismail Kadare.

Për ceremoninë e përcjelljes do t’ju njoftojmë në një çast të dytë.”  -thuhet në një postim në rrjetet sociale. /abcnews.al