Imzot Arjan Dodaj ka dhënë mesazh ngushëllimi për ndarjen nga jeta të Papa Françeskut.
Dodaj u shpreh se Papa ishte i revolucionit të butësisë dhe dashurisë së Zotit. Dodaj shtoi se Papa Françesku ishte dashuruar me popullin shqiptar.
“Faleminderit i dashur Papa Françesku. Papa i Revolucionit të Butësisë dhe Dashurisë së Zotit! Papa i dashuruar me popullin tonë shqiptar. Papa jonë nga qielli na beko e vazhdo të na shoqërosh me dashurinë tënde”, ishte mesazhi i Imzot Arjan Dodaj.
Ndërkaq, për nder të Papa Françeskut, në orën 18:00 do të mbahet Mesha e Dritës në Katedralen e Shën Palit./abcnews.al
/abcnews.al