Sondazh

Protesta e Berishës, si u soll policia?

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Shuhet akademiku Rexhep Qosja/ U nda nga jeta në moshën 89-vjeçare, ceremoni funerale private sipas amanetit

schedule12:42 - 23 Prill, 2026

schedule 12:42 - 23 Prill, 2026

Ndahet nga jeta akademiku Rexhep Qosja.

Lajmi është bërë i ditur nga familja e tij, e cila njoftoi se varrimi është kryer në një ceremoni të thjeshtë, në praninë e anëtarëve më të ngushtë.

Sipas njoftimit të familjes, me dëshirë të të ndjerit nuk do të organizohet ceremoni pritjeje dhe familja nuk do të marrë pjesë në organizime institucionale.



“Varrimi u zhvillua në praninë e anëtarëve të ngushtë të familjes. Me dëshirë të të ndjerit, nuk do të organizohet ceremoni pritjeje nga familja. Familja nuk do të marrë pjesë në organizime institucionale”, shkruan nipi i tij.

Rexhep Qosja ka lindur në 25 qershor të vitit 1936 në Vuthaj.
Ai ka qenë është, kritik letrar, shkrimtar, publicist, politikan dhe akademik shqiptar, ndërsa një pjesë të studimeve e ka kryer në Beograd.

Një nga debatet më të njohura ka qenë ai i vitit 2006 për identitetin shqiptar me Ismail Kadarenë, apo debatin e hapur në vitin 2018 mbi shkëmbimin e territoreve mes Kosovës dhe Serbisë, duke mbrojtur fort idenë e shkëmbimit të territoreve.

Në vitin 1971 mbrojti tezën e doktoratës mbi jetën dhe krijimtarinë e Asdrenit me punimin “Asdreni, jeta dhe vepra e tij”.

Figura e tij me dëshirën apo pa dëshirën e tij ishte e lidhur fortë me politikën.

Më 1989 iu propozua që të bëhej kryetar i Lidhjes Demokratike të Kosovës, por Qosja refuzoi.

E vetmja lëvizje konkrete politike e tij ishte Forumin Demokratik të Intelektualëve Shqiptarë si kundërpeshë ndaj LDK-së së Ibrahim Rugovës, më 1998 shkoi edhe më tej, duke e themeluar Lëvizjen Demokratike të Bashkuar me të cilin nuk njohu rezultate të mira në zgjedhje.

Është autor i mbi tridhjetë librave me studime për letërsinë dhe kritikë letrare, prozë artistike, tregime, romane dhe drama, publicistikë e shkrime polemike. Disa punime dhe vepra të tij janë përkthyer në gjuhë të tjera.

Nga më të njohurat janë romani “Vdekja më vjen prej syve të tillë” (1974), “Një dashuri dhe shtatë faje” (2003), “Nata është dita jonë” (2007), “Bijtë e askujt” (2010) dhe Të fshehtat e treguara (2020).

Përveç në Prishtinë romani “Vdekja më vjen prej syve të tillë” është botuar në vitin 1987 edhe në Tiranë, me iniciativë të shkrimtarit Ismail Kadare, e po ashtu nën ndihmën e tij ai u përkthye edhe në Francë.

Qendra e mendimit të Qosjes është se identiteti mbarëshqiptar në ngërthen elemente të të dy qytetërimeve, si atij perëndimor, si atij lindor, duke e kthyer këtë një nga debatet më të forta të jetës së tij akademike.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!