Sondazh

Protesta e Berishës, si u soll policia?

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Ndahet nga jeta Rexhep Qosja/ Presidenti Begaj: Një akademik i rrallë iku nga Panteoni

schedule13:46 - 23 Prill, 2026

schedule 13:46 - 23 Prill, 2026

Presidenti Begaj reagon pas ndarjes nga jeta të Rexhep Qoses: Një akademik i rrallë iku nga Panteoni i figurave të mëdha të vendit.

Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, reagoi për ndarjen nga jeta të akademikut Rexhep Qosja, duke e cilësuar humbjen si një tjetër boshllëk në “Panteonin” e figurave të mëdha të kulturës shqiptare.

Në reagimin e tij, Kreu i Shtetit merr si referencë edhe veprën “Panteoni i rralluar”, duke e lidhur largimin e Qoses me zgjerimin e boshllëkut dhe mungesën e figurave të këtij niveli në jetën kulturore dhe intelektuale shqiptare.



“Një akademik i rrallë iku nga Panteoni… Rexhep Qosja ishte një nga mendjet më të bukura të kulturës dhe mendimit shqiptar.

Ngushëllimet më të sinqerta familjes së tij, të afërmve dhe miqve. Pusho në paqe, Profesor!”, shprehet Begaj.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!