Shtyrja e zgjedhjeve/Rama: Presidenti humbi të drejtën për të qëndruar në atë zyrë

schedule19:43 - 9 Qershor, 2019

schedule 19:43 - 9 Qershor, 2019

Sugjerimit që erdhi nga Gjermania për të pranuar shtyrjen e zgjedhjeve, kryeministri u përgjigj duke kujtuar mesazhin amerikan për mbajtjen e zgjedhjeve më 30 qershor. Në takimet elektorale të ditës Rama tha se Presidenti e ka humbur të drejtën për të qëndruar në zyrë, ndërsa zgjedhjet do mbahen më 30 qershor.

Numrit dy të grupit parlamentar të partisë së Kancelares gjermane Angela Merkel Johan David Vadephul, për të pranuar shtyrjen e zgjedhjeve, kryeministri Rama iu përgjigj duke risjellë mesazhin e zv/ndihmës sekretarit amerikan të shtetit Metju Palmer

“Morën një goditje shumë të rëndë, për të ardhur keq për të gjithë ne jo vetëm për ata, nga qeveria SHBA, ku u trajtuan me emër e mbiemër si përsona shoqërisht të rrezikshëm, u paralajmëruan më emër e mbiemër se nuk do hynin në SHBA po të vazhdonin të ushtronin dhunë. Dhunë ndaj kujt? Dhunë ndaj një populli të tërë duke i thënë që nuk do lejojmë njeri të shkojë në zgjedhje”.

Sipas Ramës akti i presidentit është i njëanshëm e për këtë solli në kujtesë marrëveshjen e 17 majit të dy viteve më herët, duke zbuluar edhe qëndrimin e Presidentit të kohës Bujar Nishani.

“Mund të themi çfarë të duam, por në këtë rast kjo është e vërteta, Bujar Nishani e kërkoi me shkrim, e këëkoi me firmë, e kërkoi me vulë në letër të përbashkët timen e shkokut tim Bashës, që më ka humbur dhe s’po e kap dot më, që  t’i kërkonim Presidentit atë shtyrje brenda kushtetutës  si kërkesë konsensuale e forcave politike se është detyrimi numër një, se nuk do të mundë kurrë Presidenti të vendosë diçka të tillë, si shtyrja e zgjedhjve pasi ka deklaruar se kur bëhen zgjedhjet pa pyetur të tjerët”.

Njëlloj si në takimin e Burrelit, kryeministri e konsideroi vetëvrasje politike vendimin e Metës, duke aluduar edhe për shkarkimin e tij.

“Po duke u shfaqur si një përfaqësues i lartë, madje si lider i opozitës, ka vendosur të na vërë të gjithëve në pozitën sëkëlldisëse se unë mendoj që nga dje Ilir Meta nuk e meriton zyrën ku rri, nuk meriton titullin më të lartë të gardianit të Kushtetutës, nuk e meriton më dhe figurën e shëmbëlltyrës së unitetit kombëtar. Ajo që ka bërë dje është përçarëse dhe konfliktnxitëse”.

Madje Kryeministri identifikon edhe arsyen e kësaj lëvizjeje që sipas tij e ka renditur Presidentin krah opozitës.

“Kërkohet rrëmujë dhe kaos për të goditur kë? Jo mua personalisht e as kundërshtarin politik, por të vetmen forcë që në sekondën e parë e deri sa të kemi frymë do të jetë mbështetësja e palëkundur e reformës në drejtësi dhe e zbatimit të saj, për të kaluar nga ligjet tek gjyqet”.

Shefi i qeverisë përsëriti se zgjedhjet do mbahen në 30 qershor, për të treguar se askush nuk ka shans të tallet me Kushtetutën e të ardhmen e vendit, përveçse të vrasë veten politikisht.

/ABC News Albania 24/7

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!