Shtyrja e ligjit për regjistrimin e pronarëve “shkak”, problemet në sistem

schedule15:40 - 29 Mars, 2021

schedule 15:40 - 29 Mars, 2021

Nga Erblina Mile

Rreth 60 mijë subjekte apo OJF do të kenë afat deri në 31 qershor për të deklaruar aksionerët zyrtarisht.

Ekspertët deklarojnë se bizneset po përballeshin me shumë vështirësi për hedhjen e të dhënave në sistem. Sipas Artur Papajanit shtyrja ishte e domosdoshme pasi bizneset nuk po arrinin që të realizonin aplikimet.

“Presioni ishte i madh dhe qeveria reagoi në kohë, duke e shtyrë deri në fund të qershorit, mendoj që është gjë pozitive që u dha hapësirë. Kryesorja është qe vetë edhe strukturat e qeverisë janë të papërgatitura dhe nuk është problem fare që t’u lënë hapësirë edhe atyre.”

Penalitet ndaj bizneseve që  nuk deklarojnë pronarët përfitues në kohë,vlerësohen të kripura nga ekspertët  duke krijuar kështu një barrë për bizneset në kohë pandemie.

“500 mijë lekë të reja penaliteti nëse nuk bëhej aplikimi. Duke u përballur me këtë penalitet, interesi i biznesit ishte shumë i madh por edhe reagimet që merreshin nga sistemi ishin pothuajse bllokuese, negative.”

Ligji për “Regjistrimin e pronarëve përfitues”, ishte një kërkesë e mekanizimit evropian Moneyval me qëllim luftën kundër pastrimit të parave, dhe  synon të bëjë transparencë mbi aksionerët e subjekteve midis të cilave edhe ato të ashtuquajturat offshore ose me pronar të panjohur. /abcnews.al/