Shtypi qëllimisht qenin që po flinte, shpallet në kërkim shoferi në Durrës

schedule12:50 - 19 Qershor, 2021

schedule 12:50 - 19 Qershor, 2021

Shoferi në Durrës që shtypi një qen që po flinte është identifikuar dhe është shpallur në kërkim. Policia bën të ditur se 39-vjeçari R. Sh., u shpall në kërkim për veprën penale  “Shkelja e karantinës së bimëve dhe kafshëve”.

Në videon e publikuar në mediat sociale, drejtuesi 39-vjeçar nga Tirana shtyp me automjetin e tij tip “Benz” një qen që ishte duke fjetur në mes të rrugës dhe më pas largohet.

Banorët e pallatit ku ka ndodhur incidenti thonë se qeni në video e ka humbur dëgjimin prandaj edhe nuk ka reaguar e të largohet.

“Shurdhin” tonë e ushqen i gjithë pallati, ka koliben e tij, është i vaksinuar, e kemi operuar njëher nga këmba sepse pësoi një aksident dhe këmbën e ka me shufër hekuri. Sapo u rikuperua komplet nga operacioni dhe një njeri i pështirë dhe i neveritshëm i kalon sipër me makinë dhe e bën me vetëdije të plotë, duke e ditur që ne të gjithë mundohemi për të. Ky monstër lëviz lirshëm sepse nuk ka një shtet dhe policia të qesh në fytyrë kur dënoncon raste të tilla. Është me të vërtetë për të ardhur keq të dimë se me cfarë njerëzish kemi të bëjmë. Ky MONSTËR, ka fëmijë që edukohen nga ai dhe MONSTRAT shtohen bëhen vrasës. Është me të vërtetë për të ardhur keq.”  s.b/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!