Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

“Shtypi na cilësonte të mbaruar. Anfield? Stadium i madh, por i vjetër”

schedule15:58 - 19 Shkurt, 2020

schedule 15:58 - 19 Shkurt, 2020

Atletico Madrid ia doli të mposhtë Liverpoolin në ndeshjen e parë të raundit të 1/8 në Champions League. Goli i Saul Niguez vendosi sfidën në “Wanda Metropolitana” dhe  në kampin e spanjollëve janë të lumtur.

Në një prononcim për AS, Enrique Cerezo, presidenti i Atletico Madrid, flet për fitoren dhe nuk i kursen elozhet për lojtarët dhe trajnerin e tij. Sfida e kthimit luhet në “Anfield”, një nga stadiumet më të vështira në botë, por Cerezo ka një përgjigje edhe në lidhje me këtë temë.

Shtypi na cilësonte një javë përpara ndeshjes jo si favoritë, ndërsa tani jemi në lojë. Liverpool nuk humbiste prej rreth 30 ndeshjesh dhe të gjithë thonë që është skuadra më e fortë në botë. Ne jemi të kënaqur me rezultatin, por do të luhet edhe ndeshja e kthimit.

Kush godet i pari, godet dy herë. Ishte një shfaqje e jashtëzakonshme, një spektakël. Kemi një skuadër të madhe dhe një trajner të madh, i cili do të qëndrojë gjatë me ne. Rikthimi në ‘Anfield’? Po flasim për një stadium të madh, por është i vjetër, nuk do ta kalonte dot kontrollin teknik“, deklaron kreu i Atletico Madrid. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!