Shtyhet seanca për “Shullazin”, munguan prokurorët

schedule10:51 - 6 Dhjetor, 2017

schedule 10:51 - 6 Dhjetor, 2017

Është shtyrë sot në Gjykaten e Krimeve të Rënda seanca e radhës në ngarkim të Emiliano Shullazit dhe bashkëpunëtorëve të tij. Shkak është bërë mungesa e prokurorëve të çështjes për shkak të një impenjimi për punë jashtë vendit.

Ndërkaq avokatët e Shullazit kërkuan lirimn e Shullazit, pasi prokurorët sipas tyre nuk po tregojnë seriozitet dhe vullnet për të përfaqësuar akuzën.

Në seancën e sotme të këtij procesi ishte parashikuar ballafaqimi i noteres Aida Spahiu me dëshmitarin e mbrojtur, Ylvi Beqjen pasi gjatë dëshmisë ajo kishte thënë se biznesmeni nuk ishte kërcënuar nga Emiljano Shullazi.

Por, dëshmitari i drejtësisë Ylvi Beqja pretendon se ai kishte firmosur para noteres kontratën për ish-Hotel Vollgën, pasi ishte kërcënuar me pistoletë./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!