Është shtyrë seanca në Gjykatën e Posaçme për atentatin ndaj prokurorit Arjan Ndoja. Shkak është bërë mungesa e avokatit të Redjan Rrajës, ky i fundit i akuzuar për atentatin ndaj prokurorit.
Në Gjykatën e Posaçme mësohet se u paraqiten dy të mitur për të dëshmuar në procesin ndaj Redjan Rrajës dhe Arjol Halilaj, në lidhje me atentatin.
Dy të miturit mësohet se do të dëshmonin atë çfarë kishin parë, ku autorët e ngjarjes braktisën makinën që përdorën për të kryer krimin.
Kujtojmë se në atentatin ndaj prokurorit të Durrësit Arjan Ndoj dhe ndaj mikut të tij Aleksandër Laho i njohur si Rrumi, mbetën të plagosur ata të dy ndërsa viktimë mbeti Andi Maloku shoferi i automjetit mbi të cilin u qëllua./abcnews.al/