Meta sulmoi dhe të shoqen/ Kryemadhi e mbron. Sulmon policë, prokurorë e media

schedule10:34 - 23 Tetor, 2024

schedule 10:34 - 23 Tetor, 2024

Pas caktimit të seancës nga togat e zeza, Deputetja e Partisë së Lirisë Monika Kryemadhi u paraqit mëngjesin e të mërkurës para Gjykatës së Posaçme për t’u njohur me rivlerësimin e masës së sigurisë “detyrim për tu paraqitur”, të kërkuar nga SPAK.

Jashtë ambienteve të gjykatës së Posaçme Kryemadhi, hodhi akuza ndaj drejtësisë, duke pretenduar se dosja hetimore u shpërnda qëllimisht.

“Po shkoj sot për t’u paraqitur përballë një sistemi drejtësie të kastruar. Për të kërkuar nga ata kush e ka shpërndarë dosjen në media që kanë nxjerrë sekretin hetimor. Për të kuptuar që drejtësia e Edi Ramës, nuk është drejtësia që kanë kërkuar shqiptarët, e partnered tanë që kanë shpenzuar miliona euro, por është drejtësia e propagandas.”

Pasi qëndroi për disa minuta në sallën e gjyqit bashkë me ish presidentin Ilir Meta, seanca u ndëpre për shkak se avokatët kërkuan kohë për tu njohur me dosjen hetimore.

Mësohet se brenda seancës, Ilir Meta nga kafazi i sallës së gjyqit, nuk i ka kursyer edhe sulmet ndaj vetë Monika Kryemadhit, çka ka bërë që kjo e fundit të mos presë rinisjen e seancës, por të dal jashtë ambienteve të Gjykatës së Posaçme, ku foli sërish për mediat.

Ajo u shpreh se brenda mureve të Gjykatës, ka takuar tre prokurorët e çështjes që sollën prangosjen e Ilir Metës, duke I cilësuar si “tre muskutierët e drejtësisë së Ramës, Altin Dumanin, Arben Krajën dhe Sotir Kllapin.

“Sapo pashë 3 muskutierët e drejtësisë së Edi Ramës dhe gjyqtarin Erion Çela. Një mashtrim i drejtëpërdrejtë nga prokurori Kraja kur tha që Meta është marrë në mënyrë normale. “Unë kam deklaruar çdo gjë. Mënyrën si e kanë bërë është gjyq publik… Operacion plastik nuk kam bërë por botoks po”

Më tej kryemadhi e cilësoi seancën për vlerësimin e masës së sigurisë një “Shoë” dhe një provokim të familjes së saj.

‘Ku kanë b*th… ata me fol, Provokim i hapur ndaj familjes time, më futën me një sallë me Metën! Duan të bëjnë show”

 Seanca për vlerësimin e masave të sigurisë ndaj Ilir Metës, Monika Kryemadhit, Piro Xhixhos dhe Ema Cokut u shoqërua me tensione, nga ku mësohet se Ilir Meta, ka sulmuar me fjalë kryeprokurorin Altin Dumani. Por sipas Kryemadhit fjalët e Ilir Metës nuk ishin aspak kërcënim.

“Meta sikur i përkëdheli ata, jo sikur i kërcënoi. Deklarimin e pasurisë e kam bërë gjithmonë unë, jo ai. Ilir Meta nuk e di sa kushton një shishe ujë se pi ujë çezme”

Ish- presidenti Ilir Meta, aktualisht kryetar i Partisë së Lirisë në opozitë u arrestua të hënën me urdhër të SPAK për veprat penale të korrupsionit, pastrimit të parave dhe mosdeklarimit të pasurisë.

Nën hetim për të njëjtat akuza është edhe deputetja Monika Kryemadhi, bashkëshorte e Ilir Metës me të cilin ndodhet aktualisht në proces divorci.

Gjykata ka vendosur masën e “detyrimit për paraqitje” para oficerëve të Policisë Gjyqësore për Kryemadhin; arrest shtëpie për ish-zyrtarin Pirro Xhixho, i akuzuar gjithashtu për korrupsion pasiv si dhe masën e detyrimit për paraqitje për Ema Çokun, e akuzuar për pastrim të produkteve të veprës penale./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!