Seanca gjyqësore mes Shkëlzen Berishës dhe Taulant Ballës është shtyrë sot për në 11 shkurt për shkak të mungesës së prokurorit të çështjes. Shkëlzen Berisha e ka paditur për shpifje deputetin socialist pas deklarimeve të bëra në komisionin hetimor për privatizimin e OSSH.
“Ky është dënim penal, ky është gjyq penal jo civil. Dëmi prezumohet të jetë më i vogël se një gjyq civil. Ju patë para disa ditësh që kolegu i zotit Balla u dënua për shpifje, tani është radha e zotit Balla të dënohet për shpifje. Pas gjyqit penal patjetër që do hapim gjyq civil”.
/abcnews.al