Shtyhet seanca gjyqësore për rusin e shumëkërkuar, avokati: Kokunov ka kërkuar azil në Shqipëri

schedule13:29 - 24 Tetor, 2023

schedule 13:29 - 24 Tetor, 2023

Shtyhet seanca në gjykatën e shkallës së parë në Shkodër për rusin Igor Kokunov i kërkuar nga Interpoli Ndërkombëtar, konkretisht në Rusi. Seanca është shtyrë më 7 nëntor të këtij viti.

Ndërsa, avokati mbrojtës i Kokunov Isuf Shehu deklaroi se shkresa për ekstradim është firmosur nga zëvendës prokurori i përgjithshëm i Rusisë dhe jo nga prokurori apo Ministri i Drejtesisë në Rusi dhe kjo bie ndesh me konventën ndërkombëtare.

Sakaq, avokati tha se Kokunov ka vetëm një vepër penale për të cilën dyshohet si kreu i një grupi kriminal, dispozitë që sipas avokatit nuk e njeh ligji shqiptar. Sipas avokatit, është kerkuar azil ne Shqipëri për Kokunov për shkak se Rusia është një shtet i pasigurt dhe që shkel të drejtat e njeriut. Kukanov akuzohet nga federata ruse për një vepër penale që kodi penal shqiptar nuk e njeh, për pasojë është marrja e statusit “hajdut me ligj”.

Ndërkohë, deri më 7 nëntor pritet të sqarohet nëse shkresa për ekstradim është firmosur apo jo nga Prokurori i Pergjithshëm i Rusisë apo nga Ministri i Drejtësisë në Rusi.

Kujtojmë që 59-vjeçari ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Moska pasi autoritetet ruse i kanë caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, mbi akuza se ky shtetas i ka dhënë ndihmë dhe ka bashkëpunuar me një autor veprash penale të rënda, në Rusi. Ndaj tij rëndojnë një sërë akuzash, ku dyshohet se ka kryer deri në 30 vrasje/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!