DOKUMENT/ Shtyhet seanca, Arber Çekaj i dosjes kokaina kërkon “mbrojtje” diplomatike

schedule12:58 - 5 Shkurt, 2020

schedule12:58 - 5 Shkurt, 2020

Është shtyrë sërish seanca në Gjykatën Speciale për procesin ndaj Arbër Çekajt, Donald Lushajt dhe Armando Pezakut të cilët akuzohet për trafikimin e 613 kg kokainë.

Seanca u shty pasi nuk ishin prezentë avokatët e Armando Pezakut, përkatësisht Ardian Visha dhe Arben Prenga. Gjykata vendosi t’i gjobisë avokatët me shumën e 5 mijë lekëve (të reja). Gjithashtu janë pezulluar afatet e paraburgimit për 3 të pandehurit e dosjes kokaina.

Gazetarja Glidona Daci nga Gjykata Speciale raporton se i pandehuri Arber Çekaj ka debatuar sërish me prokurorin Kondili, ndërsa ka kërkuar që në seancën e radhës  më 19 shkurt të jenë prezentë edhe përfaqësues të ambasadës gjermane dhe asaj amerikane. Ai pretendon se akuzat e prokurorisë ndaj tij për trafik droge në kuadër të grupit të strukturuar kriminal nuk qendrojnë.

Abcnews.al ka siguruar kërkesën që ka paraqitur në gjykatë avokati i Çekajt i cili ndër të tjera thotë se “domosdoshmëria e pjesmarrjes së ambasadës amerikane në kete proces gjyqësor lidhet me faktin se mbi e prokurorise se Krimeve te Renda per akuzen ndaj Arber Cekajt drejtuesi i kesaj ambasade eshte prononcuar duke e quajtur Cekajn “peshku i madh”. Duhet qe perfaqesuesi i ambasades te vije te shohe direkt provat me te cilat fajesohet e denohet “peshku i madh””. /abcnews.al

*Kerkesa e plotë e paraqitur nga avokati në gjykatë