Pozitat e Quique Setien në stolin e Barcelonës janë dobësuar shumë dhe shumë emra trajnerësh përfliten si zëvendësues të 61-vjeçarit në pankinën e ekipit katalanas.
Xavi është një prej tyre dhe vetë ish-mesfushori i madh e ka shprehur publikisht dëshirën për të drejtuar një ditë nga stoli skuadrën e zemrës. Gjithsesi, tifozët katalanas duhet të presin edhe pak për rikthimin e idhullit të tyre.
40-vjeçari drejton prej vitit të kaluar Al Sadd, skuadrën nga Katari. Xavi ka bërë një punë të mirë dhe sot ka ardhur rinovimi zyrtar i kontratës. Ai do të qëndrojë në stolin e ekipit arab deri në verën e vitit 2021. /abcnews.al
Xavi: Happy to renew my contract with #AlSadd, I’m working with the club’s management during the current period on a number of issues, including the renewal of Akram Afif’s contract, and signing foreign players to replace Gabi and Marco Fabianhttps://t.co/y5yUunEkzG pic.twitter.com/oamTseHo9Z
— AlSadd S.C | نادي السد (@AlsaddSC) July 5, 2020
“Jam shumë i lumtur për rinovimin e kontratës me Al Sadd. Po punojmë me drejtuesit e klubit për të rinovuar kontratat e disa lojtarë kryesorë si Akram Afif, Gabi dhe Marco Fabian“, u shpreh trajneri spanjoll. /abcnews.al