Shtyhet me dy muaj afati i Komisionit Hetimor për shkarkimin e Presidentit

schedule10:45 - 18 Shtator, 2019

schedule 10:45 - 18 Shtator, 2019

Është shtyrë me dy muaj afati i punës së Komisionit të posaçëm hetimor për të kontrolluar ligjshmërinë e veprimeve të Presidentit të Republikës për  zhvillimin e zgjedhjeve vendore. Deputetët e këtij Komisioni do të presin edhe opinionin  e Komisionit të Venecias në datën 12 shtator.

Të dëgjojnë një herë komisionin e Venecias e më pas të shprehen deputetët që po hetojnë Presidentin e Republikës. Kështu vendosen 7 votat pro nga 9 që ka gjithsej komisioni i posaçëm hetimor për shkarkimin e kreut të shtetit.

Dy zërat kundër erdhën nga opozita parlamentare.

Jo vetëm që nuk mendon kështu deputeti i mazhorancës Alket Hyseni por ka edhe një propozim se kur ta çlirojë institucionin e presidencës nga Ilir Meta, pavarësisht asaj që do të vijë nga raporti i komisionit të Venecias.

Ndonëse është një mbledhje rutinë për të miratuar shtyrjen e një afati, kjo mbledhje që zgjati rreth një orë nuk kaloi pa debate.

Kryetari i komisionit Ulsi Manja informoi gjithashtu se kanë në duar informacionin sekret që dispononte presidenti Meta për tentativën e djegies së Kuvendit më 8 qershor.

Opinioni i Venecias në lidhje me qëndrimet dhe veprimet e Presidentit Meta do të jepet në datat 11 dhe 12 tetor. Afati i ri me dy muaj shtesë do të jetë në funksion të përmbylljes së punës së komisionit hetimor për kryetarin e shtetit. /ABC News Albania 24/7

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!