Shtyhet mbledhja tryeza për Reformën Zgjedhore

schedule09:01 - 6 Mars, 2020

schedule 09:01 - 6 Mars, 2020

Është shtyrë takimi për Reformën Zgjedhore, i cili ishte parashikuar për ditën e sotme.

Siç ishte njoftuar më parë, ditën e sotme do të zhvillohej tryeza e Reformës Zgjedhore me rend dite: 1) diskutimin mbi administratën zgjedhore dhe 2) sistemin zgjedhor.

Megjithatë, mbledhja është shtyrë me kërkesë të përfaqësuesit të demokratëve. Mbledhja do të zhvillohet të hënën kur opozita jashtë parlamentare do të sjellë propozimet e saj. /abcnews.al