Shtyhet “lockdown-i” në Greqi: Rrezikohen festat e fundvitit

schedule11:11 - 24 Nëntor, 2020

schedule 11:11 - 24 Nëntor, 2020

Greqia nuk do të rihapet më datë 30 nëntor siç ishte parashikuar nga qeveria kur u vendosën masat kufizuese dy javë më parë. Lajmin e dha zëdhënësi i qeverisë, Stelios Petsas i cili tha se të dhënat epidemiologjike tregojnë se kjo është e pamundur.

Lockdown-i total do të shtyhet tha ai duke iu referuar të dhënave epidemiologjike duke mos dhënë garanci edhe për “shpëtimin” e Krishtlindjeve dhe Vitit të Ri, do të përjetohen nën masa kufizuese.

Rrjedhimisht, periudha e festave do të jetë ndryshe në Greqi pasi qarkullimi do të jetë i kufizuar, ndërsa baret dhe restorantet do të funksionojnë në orare më të reduktuara.

Greqia po përballet me një numër të madh të prekurish dhe të vdekurish nga koronavirusi gjatë valës së dytë të pandemisë.  /abcnews.al