Për të 9-n herë, është shtyrë në Gjykatën e Posacme gjyqi në ngarkim të Erion Veliajt, bashkëshortes së tij Ajola Xoxa dhe personave të tjerë të lidhura me të.
Gjykata e Posacme i rrëzoi kërkesën e tij që gjatë seancave në gjykatë të mos qëndronte pas kafazit të xhamit, por të ulej krah avokatëve të tij.
Menjëhere pasi Pas rrëzimit të kërkesës nga gjyqtares Etleva Deda, Veliaj i cili ishte edhe vetë i pranishëm në seancë, komunikoi largimin e avokatit të tij Artan Gjermani me pretendimin se nuk I mundësoi mbrojtjen e duhur për ta nxjerrë nga kafazi i qelqtë.
Gjendur në këto kushte Gjykata e Posacme, i caktoi Veliajt një avokat kryesisht, por as kjo lëvizje nuk bëri të mundur zhvillimin e seancës për kalimin apo jo të dosjes Veliaj në Gjykim, pasi avokatja Valentina Teodoresku do duhet të njihet me aktet hetimore. Seanca e radhës u caktua më 5 Janar 2026.
Rreth një javë më parë, SPAK, ngriti shqetësimin mbi shtyrjen e seancave paraprake të Erion Veliajt, duke I cilësuar si të papranueshme. Ankeses se bere nga Veliaj se nuk I jane vene ne dispozicion aktet e plota te dosjes hetimore, prokuroria e posacme iu pergjigj se avokatet e veliajt më datë 24 korrik, pa asnjë shpenzim kanë marrë një kopje të te gjita akteve të procedimit penal.
Reagimi të SPAK, iu kundërpërgjigjigjen edhe avokatët e Erion Veliajt, duke thënë se Procesi nuk mund të vijojë pa u njohur I pandehuri me akte, pasi sipas tyre është e pamundur të lexohen 60 mije faqe nga hetimi në një kohë kaq të shkurter. Veliaj ndodhet në paraburgim që prej muajit shkurt dhe akuzohet për pastrim parash, mosdeklarim pasurie, korrupsion pasiv në 9 episode, shpërdorim detyre, si dhe futje të sendeve të ndaluara në qeli./abcnews.al


