Lionel Messi nuk do të debutojë nesër ndaj Brest. Ky është lajmi që vjen nga Parisi së fundmi dhe shkaku mësohet të jetë gjendja fizike e “Pleshtit” argjentinas.
Messi nuk ka luajtur asnjë ndeshje që nga finalja e Copa America ndaj Braziliat dhe fakti se kishte mbyllur kontratën me Barcelonën e bëri të zgjasë pushimet më shumë se çdo herë tjetër.
Kështu forma e tij nuk është ende në nivelin e kërkuar nga ai dhe trajneri Pochettino dhe është vendosur që debutimi të shtyhet ndoshta për ndeshjen e javës së ardhshme ndaj Reims. /abcnews.al