Shtyhen hetimet për kokainën e Durrësit

schedule13:37 - 1 Mars, 2019

schedule 13:37 - 1 Mars, 2019

Në Maj pritet që të mbyllen hetimet për sasinë rekord prej 613 kg kokainë të kapur një vit më parë në Mamimas. Organi i akuzës shtyu me 3 muaj hetimet për dosjen ku janë të pandehur pronari i kompanisë “Arbi Garden” Arber Çekaj, si dhe dy punonjës të tij.

Prokuroria për Krimet e Rënda zgjat me 3 muaj afatet e hetimeve për dosjen e 613 kilogramëve kokainë të kapur shkurtin e 2018 në Maminas. Në këtë operacion ranë në pranga shoferi i kamionit, Armando Pezaku dhe menaxheri i firmës “Arbi Garden”, Donaldo Lushaj. Ndërsa 4 muaj më pas, u arrestua në Gjermani, pronari i kompanisë, Arbër Çekajn. Për këtë të fundit, Krimet e Rënda kanë dërguar një letër- porosi në Gjermani, për ti marrë deklarimin. Ndërkohë, për ekstradimin e tij në Tiranë ende nuk ka një përgjigje. Afati i hetimeve për këtë çështje skadoi një ditë më parë.
Droga me vlerë tregu rreth 180 milionë euro e nisur nga Kolumbia dhe mbërritur në portin e Durrësit, ishte e fshehur në një kontenier që ishte mbushur me banane. Kontenieri u mbajt disa ditë nën vëzhgim deri kur ngarkesa u mor në dorëzim nga “ArbiGarden”. Droga ishte fshehur ne 528 pako të mbështjella me letër natriban me kode të vendosura nga trafikantët. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!