Shtrohet në spital presidenti i Serbisë Aleksandër Vuçiç. Ai është shtruar mbrëmjen e së premtes, në spitalin e Akademisë Ushtarake të Beogradit për shkak të problemeve kardio vaskulare. Lajmi është konfirmuar mëngjesin e sotëm nga presidenca serbe me një deklaratë të shkurtër për mediat, pa shtuar detajet të tjera.
Presidenti i Serbisë, Alleksandar Vuçiç, është shtrirë në spitalin ushtarak të Serbisë për shkak të problemeve me zemër. Vuçiç është pranuar në këtë qendër spitalore të premtën dhe siç kanë bërë të ditura burime në presidencë, Vuçiç është jashtë rrezikut për jetën, por është mbajtur për trajtim.
Lajmin e ka konfirmuar këshilltarja e presidentit Vuçiç, Suzana Vasiljevic, e cila ka saktësuar se Vuçiç është mbajtur për shkak të kujdesit parandalues. Kjo ka alarmuar shtypin serb dhe ka nxitur informacione të ndryshme rreth gjendjes së tij.
Vuçiç, siç dihet, ka qenë sëmurë edhe më parë në disa raste dhe ka udhëtuar vite më parë drejt Moskës për disa kontrolle shëndetësore, por nuk ishte saktësuar se për çfarë bëhet fjalë. Gjendja e tij shëndetësore ishte mbajtur sekret. Vuçiç ka arritur në orët e mbrëmjes në spital dhe bëhet fjalë për probleme kardio-vaskulare për të cilat është duke u trajtuar, por bashkëpunëtorët e tij thonë se mëngjesin e të shtunës është ndjerë më mire dhe se për shëndetin e tij janë duke u kujdesur mjekët më të mirë në vend. /abcnews.al