Sondazh

15 vite nga vrasjet në Bulevard, mendoni do ketë drejtësi për 21 janarin?

Loading ... Loading ...
 

“Shtrirje shërbimesh në nivel vendor”/ Fondi social 2026, Rama: Buxheti është 6-fishuar, 17% më i lartë

schedule10:50 - 11 Shkurt, 2026

schedule 10:50 - 11 Shkurt, 2026

Kryeministri Edi Rama i pranishëm në eventin “Fondi Social 2026”, theksoi se reforma e ndërmarrë në këtë fushë përbën një transformim rrënjësor të sistemit të mbështetjes sociale në vend. Ai u shpreh se përpjekja nisi në kushte të vështira, me borxhe të akumuluara ndër vite, të cilat kërkuan reforma të thella dhe masa këmbëngulëse për t’u adresuar. Sipas Ramës, paralelisht me shlyerjen e borxheve, qeveria ka punuar për ndërtimin e një qasjeje të re që synon forcimin e shërbimeve sociale, duke veçuar edhe rolin transformues të zëvendësministres në këtë proces.

Një nga risitë kryesore, theksoi ai, ka qenë shtrirja e shërbimeve në nivel vendor, hap që sipas tij ka dhënë sinjale inkurajuese se është në drejtimin e duhur. Aktualisht, Shqipëria ofron shërbime të organizuara për rreth 65 mijë individë, ndërsa buxheti për mbështetjen sociale është rritur gjashtë herë krahasuar me fillimin e reformës dhe është 17% më i lartë se më parë.

“Kryeministri nënvizoi nevojën për më shumë fokus dhe mbështetje nga bashkitë, si dhe për krijimin e mekanizmave të bashkëpunimit për të përfshirë familjet në këtë nismë.



Është një transformimin rrënjësor të mbështetjes sociale. Ku në këtë dekadë të fundit përpjekja nisi me kushte shumë të vështira me borxge të akumuluara për vite me radhë. Ishte një borxh i madh në malin e borxheve të trashëguara që u deshën adresuar me shumë përpjekje, me reforma dhe masa këmbëngulëse.

Paralelisht me shlyerjen e borxhit dhe qasjen e re që mishëron arsyen e të qenit të kësaj shumice qeverisës, është dashur një punë shumë e madhe e disa njerëzve të apasionuar dhe të përkushtuar. Dua të veçoj sot zëvendësministren e cila ka pasur një rol transformues në këtë drejtim. Risi vendimtare e këtij procesi ka qenë shtrirja e këtij shërbimi në nivel vendor. E cila është në hapat e para, por na ka dhënë të gjitha arsyet për të besuar që kjo është rruga e drejtë.

Kam shumë besim se do të krijohet një sinergji shumë e nevojshme për t’i çuar gjërat përpara. Ku shifrat janë shumë inkurajuese, sepse Shqipëria kujdeset për 65 mijë individë, ku i prek një sistem i organizuar shërbimesh. Është shumë e rëndësishme që në bashki të ketë më shumë fokus dhe mbështetje të familje.

Kjo nismë në kërkim të familjeve që janë të gatshme që marrin pjesë. Këtu duhen gjetur mekanizmat e bashkëpunimit. Dua të shtoj se buxheti është gjithnjë dhe më domethënës është rritur gjashtë herë, nga momenti që ne e kemi nisur këtë përpjekje dhe është 17% më i lartë”, tha Rama./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!