Fatura për pagesën e ujit në Angli dhe Uells do të kushtojë më shtrenjtë për qytetarët britanikë. Sipas rregullatorit të ujit, brenda këtij 5 vjeçari tarifa do të rritet me 36%, ekuivalente me një kosto shtesë prej 31 paund në vit. Përpjekjet paraprake të rregullatorit të lëshuara në korrik theksonin se tarifat do të rriteshin me një mesatare prej 21% deri në vitin 2030.
Ndërkohë, kompanitë kishin kërkuar një rritje mesatare prej 40%. Kjo vjen pasi gati 60,000 shtëpi në Hampshire janë pa ujë për shkak të një “problemi teknik” në një impiant furnizimi me ujë të Southern Water. Përdoruesit e Southern Water do të përjetojnë rritjen më të madhe të tarifave të ujit nga të gjitha njëmbëdhjetë kompanitë e ujit dhe kanalizimeve, me një rritje prej 53%.
Kompania më e madhe e ujit në Britaninë e Madhe, Thames Water, e cila ka 16 milionë përdorues, do të shohë tarifat të rriten me 35%, më pak se rritja prej 53% që kërkoi kompania.
Deri në vitin 2030, një faturë e zakonshme vjetore do të kushtojë 588 paund. / abcnews.al