Qytetarët shqiptarë që kanë kredi në euro do të paguajnë më tepër për këstet e kredive në euro pas vendimit të Bankës Qendrore Europiane për të rritur normën bazë të interesit të cilën e çoi në 3.5%.
Eksperti Mateo Spaho thekson se ky vendim do të ndikoj edhe në kursin e këmbimit në Shqipëri. Të fituar nga kjo situatë pritet të jenë ata që kanë depozita në euro.
“Kredia e re në euro do të bëhet më e shtrenjtë seç është dhe vetvetiu mund të themi se bankat e nivelit të dytë kanë pasur një tendencë për të dhënë më pak kredi në euro edhe për shkak të bankës Qendrore të Shqipërisë që e ka bërë më të shtrenjtë mbajtjen e depozitave. Pavarësisht se euro kushton më pak për ndërmarrjet shqiptare dhe për familjet”, ka thënë Meteo Spaho.
Rritja e normës bazë të interesit nga Banka Qendrore Europine është një sinjal se edhe Banka e Shqipërisë mund të marrë vendim për të rritur normën e interesit.
“Nëse norma e inflacionit të Shqipërisë do të ishte e ngjashme me atë të vendeve të BE-së, atëherë edhe banka e Shqipërisë do të merrte masa të ngjashme por nëse kemi një divergjencë në parashikimin e inflacionit mes Shqipërisë dhe BE nuk mund të presim të njëjtat vendime”, ka thënë ai.
Kjo është rritja më e lartë e kostove të huamarrjes në eurozonë në 22 vitet e fundit, për të luftuar inflacionin. Kjo masë mund të ndikojë në thellimin e recensionit.
“Nuk është lajm i mirë në sensin e rritjes ekonomike, pasi rritja e normës baze e përforcon rritjen e inflacionin, dhe për emigrantët tanë dhe remitancat nuk është lajm i mirë”, është shprehur eksperti.
Presidentja e Bankës Qendrore Europiane Christine Lagarde ka paralajmëruar se mund të ketë një tjetërr rritje të normës bazë të interesit në takimin e radhë të bankës në 27 korrik./abcnews.al